Një i moshuar rreth 75 vjeç është përplasur nga një automjet mbrëmjen e sotme (10 Dhjetor) në bulevardin kryesor të Lushnjës.
Advertisements
Automjeti me targa AB906HC, i markës “Toyota”, i drejtuar nga një 30-vjeçare, ka përplasur të moshuarin i cili kalonte nga njëra anë e rrugës, në tjetrën.
Advertisements
Gazetari, Yrjet Saliasi, përcjell pamjet e aksidentit dhe informon se i moshuari është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, por nën kujdesin e mjekëve.
Njihuni me Darësinë, zonën me numrin më të madh të serave dhe qindra rrënjë ullinj! Sefa: Po zhvillohet agroturizmi
LEXO EDHE:
Njihuni me Darësinë, zonën me numrin më të madh të serave dhe qindra rrënjë ullinj! Sefa: Po zhvillohet agroturizmi
Policia shkoi në vendngjarje dhe po dokumenton rrethanat e aksidentit, kurse policia shkencore po kryen procedurat për zbardhjen e shkaqeve. Drejtuesja e mjetit është ndaluar nga uniformat blu. Policia po kujdeset për trafikun e rënduar në këtë zonë pranë qendrës së qytetit.