Aksident i rëndë në vend/ Motorri humb kontrollin dhe përplaset me një makinë, zbardhen detajet e para

by editor

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në aksin “Shkodër-Muriqan”. Mësohet se motomjeti me drejtues një 17-vjeçar është përplasur me një automjet.

Advertisements

Si pasojë, është dëmtuar i mituri, i cili është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku po merr ndihmën nga bluzat e bardha.

Advertisements

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 17:15, në aksin rrugor “Shkodër-Muriqan”, motomjeti me drejtues një 17-vjeçar, është përplasur me një automjet.

Si pasojë është dëmtuar i mituri 17-vjeçar i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Advertisements

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

You may also like