Aksident i rëndë/ Përmbyset autobusi plot me pasagjerë, raportohet për 27 të lënduar dhe 4 në gjendje të rëndë

by editor

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjermani, kur një autobus me 73 studentë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Mediat gjermane bëjnë me dije se autobusi po udhëtonte drejt Dortmundit.

Advertisements

Sipas policisë, në autobus ndodheshin kryesisht studentë (14-15 vjeç) nga Marburgu ( Hesse ) dhe disa persona shoqërues.

Grupi i turneut ishte rrugës për në Angli kur autobusi dykatësh doli papritur nga rruga pranë Olpes për arsye ende të panjohura dhe u përmbys.

Advertisements

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 27 të rinj, katër prej tyre në gjendje të rëndë, të cilët janë dërguar në spital.

Lëndime të lehta ka pësuar edhe drejtuesi i autobusit, 54 vjeç Policia tha se për momentin nuk mund të jepet informacion për shkakun e aksidentit.

You may also like