Aksident i rëndë/ Përplasen 4 automjete, njëra prej tyre e bërë ‘copë copë’

by editor

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në lagjen Gurra

Një aksident i frikshëm ka ndodhur këtë pasdite në Lezhë, ku janë përfshirë 4 mjete.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në lagjen Gurra, ku raportohet se dy persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Siç shihet nga pamjet, përplasja ka qenë e fortë, saqë edhe një pemë është shkulur, e po ashtu njëra nga mjetet është shkatërruar. Në rrugë janë shpërndarë pjesë të mjeteve, përfshirë xhama dhe pjesë të tjera.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

Advertisements

You may also like