Aksident i rëndë/ Përplasja e automjeteve, rëndohet gjendja e çiftit

Rreth orës 14:35, në aksin e rrugës kombëtar Peqin–Elbasan e njohur si Vidhas është regjistruar një aksident i rëndë rrugor.

Advertisements

Informacionet e para nga vendngjarja tregojnë se aksidenti ka ndodhur në momentin kur njëri nga automjetet që kishte kryer një ndalesë për furnizim me karburant, ka tentuar të rikthehet në rrugën automobilistike.

Advertisements

Gjatë kësaj manovre, ai është përplasur me një tjetër automjet që po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Elbasanit.

Sipas burimeve paraprake në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa pasojat kanë qenë të rënda për drejtuesin e njërës prej makinave dhe bashkëshorten e tij, të cilët kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit më të afërt për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy automjetet kanë devijuar nga rruga, duke përfunduar jashtë saj, njëri mbi tjetrin.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë Rrugore, të cilat kanë kryer sigurimin e zonës dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të aksidentit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar përgjegjësitë e palëve të përfshira, si dhe për të vlerësuar nëse shkelja e rregullave të qarkullimit apo mungesa e sinjalistikës ka ndikuar në shkaktimin e ngjarjes.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve nuk është bërë ende e ditur në detaje, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet spitalore.Ky aksident rëndon edhe më tej bilancin e ngjarjeve të tilla në rrugët kombëtare, ku shkelja e normave të qarkullimit dhe pakujdesia në manovra vazhdojnë të jenë ndër shkaqet kryesore të incidenteve me pasoja të rënda.