Aksident i rëndë/ Trajleri përplaset ‘kokë më kokë’ me makinë, një pasagjere…

by editor

Një aksident ka ndodhur në Pukë, në aksin rrugor “Hadroj – Qafë Benë”, ku një trajler është përplasur me një makinë tip Benz.

Advertisements

Nga aksidenti ka mbetur e lënduar një pasagjere e cila ndodhej në mjetin Benz. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:40, në aksin rrugor “Hadroj – Qafë Benë”, një automjet trajler tip “Volvo”, me drejtues shtetasin S. H., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin S. T.

Advertisements

Si pasojë është dëmtuar pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasi S. T., e cila është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

You may also like