Një aksident masiv është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në “Rrugën e Kombit”, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Advertisements
Aksidenti ka ndodhu në vendin e quajtur Gjegjën, teksa si apsojë e aksidentit mësohet se një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Advertisements
Qarkullimi në këtë segment është ndërprerë, duke devijuar lëvizjen në rrugë dytësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.