Aksident i trefishtë në Shkodër, plagoset 2 vjeçarja

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër, si pasojë e të cilit ka mbetur e dëmtuar një 2-vjeçare.

Advertisements

“Rreth orës 10:00, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, automjeti me drejtues shtetasin A. V. është përfshirë në aksident me automjetin me drejtues shtetasin F. H. dhe me një automjet të parkuar në anë të rrugës.Si pasojë është dëmtuar lehtë një 2-vjeçare që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin F. H., e cila është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës”, njofton policia.

Advertisements

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.