Aksident i trefishtë pranë rrethit të Selitës, detajet e para

by editor

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet, pranë rrethit të Selitës në autostradë pasi tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Advertisements

Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb shfaqet një automjet tip “Mercedes Benz” që është përplasur me një taksi tip “Volkswagen” ku ndodheshin edhe fëmijë dhe midis tyre një makinë tjetër tip “Fiat”.

Advertisements

Nga aksidenti është plagosur lehtë një prej fëmijëve që udhëtonte brenda taksisë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca.

You may also like