Aksident me vdekje, humb jetën 44-vjeçari, një në gjendje të rëndë

by editor

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Çermë-Divjakë, ku një 44-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një tjetër i ri ka mbetur i plagosur rëndë.

Advertisements

Në aksident janë përfshirë një furgon dhe një motor. Furgoni pas përplasjes ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Advertisements

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 44-vjeçari G.A., i cili drejtonte motorin, ndërsa një tjetër 22-vjeçar I.O., është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

You may also like