Aksident me vdekje në aksin “Lushnjë-Fier” (EMRI)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”.

Advertisements

Një motomjet ka përplasur një këmbësor, ku të dy, drejtuesi i mjetit dhe këmbësori mbetën të plagosur duke u dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Advertisements

Mësohet se 77-vjeçari Hakim Maledhi nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra nga përplasja dhe ka ndërruar jetë në spital.

Lushnjë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier” motomjeti me drejtues shtetasin A. H., 57 vjeç, banues në Pirrë, ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. M., 77 vjeç, banues në Rrapëz.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit dhe këmbësori janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.