Aksident me vdekje në aksin “Plepa-Kavajë”, makina përplas këmbësorin

by editor

Një qytetar, 63-vjeçar, u aksidentua për vdekje në aksin Plepa-Kavajë. Viktima L.D është goditur nga një automjet ende i paidentifikuar.

Durrës/Informacion paraprak

Advertisements

Rreth orës 00:50, në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë”, dyshohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasin këmbësor, L. D., 63 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Advertisements

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

You may also like