Aksident me vdekje në Malësinë e Madhe, i riu përplas 68-vjeçarin

by editor

Një aksident me pasoje vdekjen e një 68-vjeçari ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, konkretisht në vendin e quajtur “Aliaj”.

Advertisements

Policia bën me dije se 20-vjeçari K.S ka përplasur me automjetin e tij këmbësorin Ll. P. i cili nga dëmtimet e marra ka humbur jetën.

Advertisements

“Rreth orës 19:55, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, në vendin e quajtur “Aliaj”, automjeti me drejtues shtetasin K. S., 20 vjeç, ka përplasur shtetasin Ll. P., 68 vjeç (këmbësor).

Nga përplasja, 68-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkaq, Policia ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin K. S., për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon hetimet për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti”, njofton policia./tvklan.al

You may also like