Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, humb jetën këmbësori, ishte anash rrugës kur një nga automjetet….

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë.

Advertisements

Mësohet se një automjet tip Ford me drejtues shtetasin K. O, ka përplasur një automjet tip Peugeot, që ishte i ndaluar në rrugë. Makina e ndaluar në rrugë për shkak të një defekti teknik nuk kishte ndezur sinjalet dhe nuk kishte vënë sinjalistiken kufizuese/ informuese në rrugë.

Advertisements

Nga përplasja, automjeti tip Peugeot, me drejtues shtetasin B.F, rreth 60 vjeç, është zhvendosur jashtë rruge duke përplasur edhe shtetasin B.F, i cili për pasojë ka humbur jetën rrugës për në spitalin rajonal.

Njoftimi i policisë

Kavajë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë, një automjet tip Ford, me drejtues shtetasin K. O, ka përplasur një automjet tip Peugeot të ndaluar në rrugë, për shkak të një defekti teknik por pa ndezur sinjalet dhe pa vënë sinjalistiken kufizuese/ informuese në rrugë.

Nga përplasja, automjeti tip Peugeot, me drejtues shtetasin B.F, rreth 60 vjeç, është zhvendosur jashtë rruge duke përplasur edhe shtetasin B.F, i cili për pasojë ka humbur jetën rrugës për në spitalin rajonal.

Drejtuesi i automjetit tip Ford shtetasi K. O, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plote te rrethanave të ngjarjes.