Një tjetër aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur sot pranë urës së Dajlanit në Durrës, në hyrje të plazhit.
Advertisements
Bëhet me dije së viktimë ka mbetur një 22-vjeçar, i cili dyshohet se para se të përplaset ka pësuar atak kardiak.
Advertisements
I riu mësohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe më pas është përplasur.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur më tej ngjarjen e rënë.
Rikujtojmë se një tjetër aksident i rënDë është shënuar pasditen e sotme pranë Gjirit të Lalzit, ku një 16-vjeçar ndërroi jetë nga përplasja e dy automjeteve, ndërsa një 20-vjeçar mbeti i plagosur.
Përplasja mes dy mjeteve është shkaktuar prej shpejtësisë tejet të lartë, pasi një prej automjeteve i preu rrugën tjetrit, pranë degëzimit të rrugës për në Hamallaj, duke shkaktuar kështu përplasjen e tyre.