Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë. Aksidenti raportohet se është regjistruar në afërsi të fshatit Lin. Dy mjete mësohet se janë përplasur me njëra-tjetrën.
Advertisements
Njëri prej drejtuesve ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore ku paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Advertisements