Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, dy të plagosura

by editor

Një aksident me dy të plagosur është regjistruar në aksin Sarandë-Delvinë. Një makinë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Qafa e Gjinos”.

Anisa Zervoi 32 vjeç dhe Evelina Shehu 49 vjeç, janë dy të plagosurat. Ato u transportuan me autoambulancë në Spitalin e Sarandës, ku po marrin ndihmë mjekësore.

32 vjeçarja Anisa Zervoi ndodhet në një gjendje më të rëndë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes e aksidentit me dy të plagosur.

You may also like