Një aksident është regjistruar në kryqëzimi i Savrës në autostradën Lushnje-Fier pasditen e sotme.
Advertisements
Në aksident mësohet se janë përfshirë dy automjete ku kanë mbetur të lënduar tre persona të cilët me urgjencë janë transportuar drejt spitalit të Lushnjës.
Advertisements
Të plagosurit janë marrë ndihmë mjekësore. Në aksident janë përfshirë një mjet tip Peugeot dhe një mjet tip Volksëagen Golf. Shoferi i Golfit në tentativë parakalimi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në mes të trafikndarëseve të hekurta.Policia ka nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.