Aksident në autostradën “Tiranë-Durrës”, katër automjete përplasen me njëra-tjetrën

by editor

Katër automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Sukthit.

Advertisements

Sipas burimeve nga policia, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar në këtë ngjarje. Megjithatë, pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë se dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme.Ndër automjetet e përfshira ishte edhe një karrotrec. Si pasojë e përplasjes, në këtë segment të autostradës u shkaktua trafik i rënduar, duke krijuar vonesa për drejtuesit e mjeteve.

Advertisements

Policia po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Ndërkaq mësohet se një tjetër aksident ka ndodhur edhe pranë Maminasit, në autostradë.

You may also like