Aksident në bypassin e Murrizit, përplasen dy makina, bllokohet qarkullimi

by editor

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në bypassin e Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit.

Advertisements

Mësohet se një mjet tip Audi që lëvizte në drejtim të Tiranës është përplasur me një mjet transporti mallrash që lëvizte në drejtim të Qarkut Dibër.

Vendi ku ka ndodhur aksidenti ndodhet rreth 1 kilometër nga Qafa e Murrizit në fshatin Bastar.

Advertisements

Si pasojë e përplasjes kanë marrë lëndime të lehta personat që ndodheshin në mjetin tip Audi dhe drejtuesi i mjetit tip furgon, por pa pasoja të rënda.

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata të automjeteve që lëvizin në të dy drejtimet, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për lirimin e trafikut.

Grupi hetimor ishte në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit.

You may also like