Aksident në Durrës, shoferi përplaset me mjetin tjetër gjatë manovrës për të ndryshuar kahun e lëvizjes

Durrës, 26 shkurt 2025– Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, në një nga rrugët kryesore të qytetit.

Advertisements

Një automjet tip “Renault”, teksa bënte manovra për t’u kthyer në kahun tjetër të lëvizjes, ka goditur një tjetër mjet tip “Ford Fiesta”.

Advertisements

Si pasojë e përplasjes, ka ndodhur bllokimi i qarkullimit në rrugën “Mujo Ulqinaku”, e cila lidh rrugën e “Dëshmorëve” me stadiumin.

Për momentin, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pritet mbërritja e policisë rrugore për të kryer veprimet e nevojshme dhe për të rikthyer qarkullimin në normalitet.