Aksident në Elbasan, një automjet përplas dy adoleshentë me biçikletë, përfundojnë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën rurale që lidh fshatrat Jakodinë dhe Bujqës në Elbasan, duke lënë të plagosur dy adoleshentë.

Advertisements

Automjeti tip Fiat, i drejtuar nga 21-vjeçari Gerald Sollaku, ka përplasur një biçikletë në të cilën ndodheshin 14-vjeçari Franko Nergjoni dhe 16-vjeçari Egil Moli, banorë të fshatit Bujqës.

Advertisements

Përplasja ka bërë që të dy adoleshentët të përfundojnë jashtë rruge, duke pësuar dëmtime.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në repartin e kirurgjisë të Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku po marrin trajtim mjekësor. Gjendja e tyre ende nuk dihet.