Aksident në Fushë Milot/ Shoferi nga Kosova përplaset me një “Benz”, raportohet për të plagosur

by editor

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme, në vendin e quajtur “Fushë-Milot”, ku automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. Sh., nga Kosova, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj. M.

Advertisements

Nga përplasja e automjeteve është dëmtuar njëri prej pasagjerëve që ndodheshin në automjetin tip “Volkswagen”, konkretisht shtetasja L. D., rreth 70 vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen, shtetasi A. Sh. është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme, ndërsa 3 pasagjerët e tjerë që ndodheshin në automjet, pas kontrollit mjekësor, janë larguar në banesë.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e saktë të shkakut të aksidentit, për të cilin paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë parakalimi i gabuar i kryer nga automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi A. Sh.

You may also like