Aksident në Kukës/ Automjetet përplasen “kokë më kokë”, një i plagosur!

Një aksident rrugor ka ndodhur në Kukës, ku drejtuesi i mjetit M.H., është përplasur me një automjet tjetër.

Advertisements

Mësohet se si pasojë e përplasjes është lënduar pasagjerja A.A., e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

“Kukës/Informacion paraprak. Në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, automjeti me drejtues shtetasin M.H, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja shtetasja A.A, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.