Aksident në Lezhë-Milot, plagosen rëndë 3 persona. Mes tyre një grua me të bijën

Disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të kryqëzimit të Gajushit në superstradën Lezhë-Milot.

Advertisements

Nga përplasja, kanë mbetur të plagosur rëndë 3 persona.

Advertisements

Mes tyre, edhe një grua me vajzën e saj.

Të plagosuri janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur Policia.