Aksident në Librazhd, trafikndarësja i futet mes për mes makinës!

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Librazhd, në afërsi të Hotolishtit. Mësohet se automjeti ka humbur drejtimin dhe ka dalë jashtë korsisë së rrugës.

Advertisements

Si pasojë e këtij incidenti, mjeti është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës, e cila i është futur mes për mes makinës në anën e pasagjerit.

Advertisements

Shoferi ka qenë i vetëm në makinë dhe fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime nga aksidenti. Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar rrethanat e plota.