Aksident në Lushnjë, dy makina përfundojnë brenda në lokal, plagoset njëri drejtues

by editor

Në mesnatë një aksident ka ndodhur në Lushnjë, ku dy makina kanë përfunduar brenda një lokali në zonën e Plugut, në periferi të qytetit.

Advertisements

Drejtuesi i makinës tip “Volkswagen”, me targa AA568XI, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet tip “Benz”, i parkuara para lokalit. Si pasojë të dy makinat kanë përfunduar brenda ambienteve të lokalit, duke e shkatërruar plotësisht.

Advertisements

Drejtuesi i makinës tip “Volkswagen” është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Advertisements

You may also like