Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, ku një 69-vjeçar duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Advertisements
Policia bën me dije se 69-vjeçari me iniciale K. F. është dërguar në spital, për mjekim, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Advertisements
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Advertisement
Pogradec/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në Qafë Plloçë, shtetasi K. F., 69 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi K. F. është dërguar në spital, për mjekim, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.