Aksident në Pukë, makina del nga rruga, përfundon në lumë

by editor

PUKË- Mesditën e sotme është regjistruar një aksident në fshatin Hadroj në Pukë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 ku një makinë ka dalë nga rruga për shkak të lageshtisë duke përfunduar në ujrat e lumit Fan.

Sipas njoftimit të policisë babë e bir janë nxjerr nga makina dhe ndodhen jashtë rrezikut për jëten. Grupi hetimor vijon të punojë për të zbardhur shkakun e aksidentit.

Advertisements

‘Rreth orës 12:15, në fshatin Hadroj, dyshohet se për shkak të lagështirës nga shirat, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujërat e lumit Fan, automjeti me drejtues shtetasin Z. N., 60 vjeç dhe ku ishte pasagjer, djali i tij, shtetasi N. N., 24 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e 2 shtetasve. Ata janë transportuar në spitalin e Pukës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon të punojë për të zbardhur shkakun e aksidentit’, njofton policia.

Advertisements

You may also like