Aksident në Rrugën e Arbrit, makina përfundon mbi barrierë

by editor

Rruga e Arbrit ka mbetur e bllokuar për rreth 30 minuta ditën e sotme, në zonën e bypassit të Murrizit.

Advertisements

Kjo pasi një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi barrierën mbrojtëse.

Advertisements

Drejtuesi i makinës dhe 2 pasagjerët që udhëtonin në të, kanë shpëtuar mrekullisht.

Shkak i aksidentit mendohet të jetë lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit të mjetit./albeu.com

You may also like