Aksident në Shkozet/ Përplasen 4 automjete, shoferët konfliktohen me njëri- tjetrin

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Shkozetit në Durrës, ku katër automjete janë përplasur mes tyre në rrethana ende të paqarta.

Advertisements

Pas përplasjes, sipas dëshmitarëve, shoferët janë përfshirë në një konflikt verbal e fizik me njëri-tjetrin.

Advertisements

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e përplasjes.