Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Shkodër. Një shtetas spanjoll, duke drejtuar një motomjet, ka dalë nga rruga.
Advertisements
Për pasojë, ai është plagosur, së bashku me pasagjerin në motomjet.
Advertisements
“Shkodër/Informacion paraprak
Në fshatin Theth, shtetasi spanjoll A. S., 27 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.
Advertisements
Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi C. A., 24 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.