Aksident në Tiranë, makina del nga rruga dhe përplaset te një pemë buzë Lanës

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, pranë urës së Tabakëve në Unazë.

Advertisements

Makina ka dalë nga rruga duke u futur në korsinë e biçikletave dhe duke u përplasur pas një peme buzë lumit të Lanës.

Advertisements

Gjatë humbjes së kontrollit makina ka thyer edhe hekurat të vendosura si barriera mes korsive të biçikletave dhe rrugës së makinave.

Fatmirësisht nga aksidenti në Tiranë nuk ka të lënduar, teksa nga pamjet e siguruara duket dhe karrotreci që merr makinën e përplasur pas pemës.