Aksident në Velipojë/ I moshuari dërgohet me urgjencë në spital!

by editor

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin “Velipojë-Rrjoll”.

Sipas informacionit të marrë, 72-vjeçari K.M ka humbur kontrollin e motomjetit të tij dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, ai ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në spital për mjekim. Aktualisht, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11:35, në aksin rrugor “Velipojë-Rrjoll”, shtetasi K. M., 72 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Advertisements

Si pasojë, është dëmtuar 72-vjeçari i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Advertisements

You may also like