Aksident në vend/ Automjeti përplaset me motorin, lëndohen dy persona

by editor

Një aksident ka ndodhur në mesnatë në Maliq. Një automjet është përplasur me një motor, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Njoftimi:

Advertisements

Maliq/Rreth orës 00:30, në fshatin Zvezdë, Maliq, motomjeti me drejtues shtetasin E. T., 31 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

You may also like