Aksident në vend, makina përplas motoçikletën, drejtuesi në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Çermë-Divjakë, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një motoçikletë.

Advertisements

Për pasojë, drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i plagosur, ndërsa është nisur me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.

Advertisements

Nga të dhënat paraprake, mësohet “Benzi” ka qenë në manovër parakalimi dhe ka përplasur motoçikletën. I dëmtuari është transportuar me një ambulancë që ndodhej në afërsi të vendit të ngjarjes.

Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të dokumentuar rrethanat e aksidentit, teksa kanë shoqëruar edhe shoferin e automjetit.