Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme në Unazën Lindore të Shkodrës, ku një 24-vjeçar ka humbur kontrollin mbi motorin që drejtonte dhe është përplasur me një tjetër motomjet. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar i riu.
Advertisements
I riu ndodhet aktualisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve.
Advertisements
“Rreth orës 11:00, në Unazën Lindore të qytetit, shtetasi E. H., 24 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë motomjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. A., 70 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. H., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e motomjetit tjetër po kryhen veprimet procedurale.”- njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.