Aksident në Vlorë, e reja humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në lumë bashkë me dy fëmijët

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesidtën e kësaj të shtune në fshatin Lepenicë të Vlorës, ku një automjet tip “Renault” ka rënë në lumë.

Advertisements

Nga të dhënat paraprake, mësohet se drejuesja e mjetit A. A., 35-vjeçe, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, duke përfundur në lumë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar e reja dhe dy fëmijët që udhëtonin me të, të cilët janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Advertisements

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 10:40, në fshatin Lepenicë, shtetasja A. A., rreth 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijët që udhëtonin me të.

Të tre shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.