Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku një 31-vjeçar, ka përplasur shtetasen e identifikuar me inicialet F. B., 61 vjeçe.
Advertisements
Si pasojë e përplasjes, 61-vjeçarja ka pasur nevojë për kujdes mjekësor dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Advertisements
Policia u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi:
Advertisements
Sot, rreth orës 08:05, në lagjen “Hajro Çakërri”, përballë poliklinikës, shtetasi K. B., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen F. B., 61 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e aksidentit.