Aksident rrugor në zonën e Vajkanit, ja si paraqitet gjëndja shëndetësore e 50 vjeçarit

by editor

Një aksident ka ndodhur në autostradën Lushnje-Fier, pranë zonës së Vajkanit.

Advertisements

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 19:10, një automjet i drejtuar nga shtetasja A.M., 25 vjeçe, ka përplasur një biçiklist, shtetasin T.K., 50 vjeç.

Advertisements

Si pasojë e përplasjes, shtetasi T.K. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Fatmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

You may also like