Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë Maliqit, raporton noa.al.
Advertisements
Automjeti i drejtuar nga shtetasi G. Ç., 37 vjeç, ka përplasur një person, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje.
Advertisements
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të identifikuar viktimën. /noa.al