Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Modena të Italisë ku fatkeqësisht ka humbur jetën një 38-vjeçar shqiptar.
Advertisements
Mësohet se viktima është Saimir Gjoka. Sipas mediave italiane makina ku po udhëtonte Gjoka është përplasur me një tjetër makinë duke dalë nga rruga.
Advertisements
Pas përplasjes shqiptari ka humbur jetën në vend. Nga ky aksident është plagosur edhe shoferi i mjetit tjetër një 55-vjeçar i cili ka marrë plagë të lehta.
Për të nxjerrë trupin e pajetë nga makina është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.
Advertisements
Policia rrugore ka nisur hetimet pasi në makinën e viktimës janë gjetur mallra të dyshimte dhe një çantë plot me para.
Policia është në kërkim të pasagjerit tjetër të mjetit, i cili është arratisur pas përplasjes.