Aksident tragjik në vend, humb jetën 30-vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar para pak minutash në aksin rrugor Kullë-Manëz. Mësohet se një makinë tip “Opel Corsa” ka përplasur një këmbësor.

Advertisements

Fatkeqësisht këmbësori ka humbur jetën përshkak të plagëve të marra nga përplasja.

Advertisements

Mësohet se viktima me iniciale S. A., është i moshës rreth 30 vjeç dhe aktualisht gjendet në morgun e spitalit rajonal Durrës.

Efektivët e policisë së qarkullimit rrugor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar shoferin e mjetit. Ai po merret në pyetje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.