Tre të vdekur kanë mbetur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, ku njëra nga ta ka qenë veturë zyrtare e policisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës aksin rrugor Mitrovicë-Pejë.
Advertisements
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar më herët se nga aksidenti me fatalitet kanë mbetur tre të vdekur.
Advertisements
Lidhur me këtë, ka lëshuar një njoftim edhe Policia e Kosovës ku thuhet se tre nga personat që kanë humbur jetën janë persona civilë, ndërsa lëndime kanë pësuar pesë persona të tjerë, katër nga ta zyrtarë policorë.
“Sonte rreth orës 18:40, është raportuar për aksident trafiku me pasoja fatale, i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt.
Në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.
Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policor”, njofton Policia e Kosovës.