Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar në lidhje me aksidentin ajror në SHBA, ku një avion me pasagjerë u përplas me një helikopter të ushtrisë. Deri tani raportohet për 18 viktima.
Advertisements
Kreu i Shtëpisë së Bardhë teksa ngre disa pikëpyetje për ngjarjen, thotë se kjo përplasje mund të ishte parandaluar.
Advertisements
“Helikopteri po shkonte drejt avionit për një periudhë të gjatë kohe. Pse helikopteri nuk u ngjit apo nuk u kthye, pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte në vend që të pyeste nëse e panë avionin? Kjo është një situatë e keqe që duhet të ishte parandaluar. JO MIRE!!!”, shkroi Trump në rrjetet sociale.
Trump e cilësoi “një aksident të tmerrshëm” dhe se po e mbikqyrte situatën.
“Zoti i bekoftë shpirtrat e tyre”, shtoi ai. “Faleminderit të gjithë ekipeve të emergjenvave për punën e jashtëzakonshme që po bëhet. Po e ndjek situatën dhe do të jap hollësi sapo të jetë e mundur”.