Aksidenti i frikshëm në Elbasan-Peqin! Trajleri në kanal, dy fuoristrada të bëra “copë”, si shpëtuan mrekullisht tre shoferët (Video)

by editor

Një aksident i frikshëm është shënuar këtë të hënë në aksin Elbasan-Peqin, ku janë përplasur një trajler dhe dy autoveturave.

Siç shihet nga pamjet, trajleri ka rënë në kanal pasi ka dalë nga rruga, ndërsa në një prej autoveturave të bëra copë e çikë, po tentohet që të nxirret nga mjeti shoferi që ka mbetur i bllokuar.

Advertisements

Si pasojë e aksidentit ka vetëm njëri prej drejtuesve ka mbetur i plagosur lehtë dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i trajlerit është vetëparaqitur në polici deri në sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Advertisements

You may also like