Aksidenti i rëndë në Fushë-Prezë ku humbën jetën katër të rinjtë, mbahet sot seanca gjyqësore ndaj shoferit të betonieres! Çfarë pritet të ndodhë

Mbas kërkesës së prokurorisë që po heton aksidentin e katërfishtë të Fushë-Prezës, gjykata ka vendosur të mbajë këtë të shtunë seancë për Aleksandër Krrashin, që është shoferi i betonierës në të cilën u përplas tragjikisht mjeti ku udhëtonin katër të rinj.

Advertisements

Masa e sigurisë siç raporton Anila Hoxha do të zhvillohet në orën 11 në dhomën penale dhe prokuroria në kërkesën e saj ka kërkuar arrest në burg.

Advertisements

Seanca do të drejtohet nga gjyqtari Edvan Vecani. Ndaj 24-vjeçarit, prokuroria ka ngritur veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Sipas materialit të referuar nga policia rrugore , shoferi nuk ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimi, ndërkohë që para përplasjes fatale kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin. Nga aksidenti humbën jetën Enejdi Laçi dhe tre pasagjerët në mjetin e tij Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç.