Një nga 7 të plagosurit e aksidentit të ndodhur në Maliq, është transportuar me helikopter drejt Traumës në Tiranë.
Advertisements
Sipas informacioneve nga spitali, i plagosuri dyshohet se ka dëmtime në shtyllën kurrizore.
Advertisements
Aksidenti ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në Maliq, në afërsi të fshatit Pendavinj, ku një furgon u përplas me një automjet.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i furgonit dhe 3 pasagjerë në këtë automjet si dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip “Volkswagen”, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Advertisements