Aksidenti i shumëfishtë në aksin Fier-Vlorë/ Arrestohet 54-vjeçari që shkaktoi përplasjen, procedohet dhe një i ri

Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë një nga drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksidentin e ndodhur dje në bypass-in Fier-Vlorë, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht.

Advertisements

Në pranga ka përfunduar shtetasi Sh. K., 54 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa ndaj A. B., 20 vjeç, banues në Skrapar, ka nisur procedimi penal. Sipas hetimeve paraprake, automjetet e drejtuara prej tyre u përplasën me pesë mjete të tjera, duke shkaktuar gjashtë të plagosur.

Advertisements

Dy nga të lënduarit vijojnë të marrin kujdes mjekësor, ndërsa katër të tjerët janë larguar nga spitali.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.