Policia ka dhënë detaje nga aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, që ndodhi rreth orës 23:50 të mbrëmjes së të mërkurës (19 Mars), ku humbën jetën 4 të rinj.
Advertisements
Sipas bluve, Benz-i ku udhëtonin 4 viktima është përplasur me një betoniere që drejtohej nga 24-vjeçari me iniciale A. K., i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Advertisements
Për pasojë makina është përfshirë nga flakët dhe humbën jetën drejtuesi i Benz, 25-vjeçari me iniciale E. L., dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij, të rinjtë me iniciale E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.
Ndërkohë unformat blu kanë shoqëruar për veprime të mëtejshme 24-vjeçarin që drejtonte betonieren.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak.
Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.
Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.
Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.